With the power of Podio, our simple CRM tool our team can effectively work together from anywhere, to escape email overload, alleviate document chaos and much more. Get structured with Podio's easily modified workspaces and apps, so you and your team can work the way you want to.

Fotografi nga manifestimi për një vjetorin e pavarësisë - Oslo.

publikuar mŽ: 09.11.2008

Banim

Bano mire si student

Si student, duke konsideruar ekonominë tuaj, ju keni mundësi të banoni në konvikte apo në banesa private.


Konviktet për student


Banimi në një qytet të studentëve, apo në një konvikt ka shume anë pozitive. Këtu do ta keni lehtë të njiheni me njerez te rini. Kjo është një mënyrë e mirë për studentët e rinj për tu ambientuar në jetën studentore.


Si banues i konviktit, ke vetem përgjegjësi për veten tënde, dhe për t’ju përmbajtur regullave të konviktit. Lidhja e studentëve të Oslos (Studentsamskipnaden i Oslo – SIO) mban përgjegjësinë për gjithshka lidhur me mirëmbajtjen shtëpiake.


Ti mundesh të kërkosh konvikt në gjithë shtetin, në të ashtuquajtur Tregun e Banimit (Boligtorget) në faqen e internetit www.student.no. Aty do të gjesh një pasqyrë përshkrimi të konvikteve në cdo vendstudim, bashkë me informata lidhur me cmimet, madhësinë dhe mobilim. Gjithsesi mund të gjesh fotografi të qyteteve të studentëve, vizatime të planit të shtëpive  dhe një vështrim për kriteriet për tu pranuar si qiraxhi.


Banimi privat


Ka shumë lloje të banimit privat. Një formë është kur mund të marrësh një dhomë me qira, kurse forma tjetër kur jeton në bashkësi me tjerë studentë në të njejtin oborr. Në vazhdim disa këshilla se si mund të gjesh një dhomë me qira në tregun privat:


Shpërngulu në vendin ku studjon sa më shpejt që te mundesh. Është më lehtë të gjesh një vendbanim kur gjendesh prane vendstudimi, sesa të përdorësh telefon. Shfrytëzo mundesitë që e ke rreth teje – bano te shoqëria apo familia.


Lidhja e studentëve (SIO) shpesh ndërmjetëson banim privat, prandaj kontakto repartin/sektorin lokal për banim. Mundesh gjithashtu të gjesh ndërmjetësim për banim në mënyrë private, për shembull përmes Tregut të banimit (Boligtorget) në Student.no.


Nëse huazon banesën me cmim të lartë, kujdesu që kontrata për qira të jetë me afat sa më të shkurtër. Kontakto shoqatën e qiramarrësve (Leieboerforeningen) për informata më të hollësishme lidhur me drejtat dhe detyrat tua dhe të qiradhënësit. Kontratën e standardizuar për qira dhe udhëzim, mund ta blesh në shoqatën e qiramarrësve dhe në librari. (Gjithashtu mund të kontaktosh Studentët për këshilla juridike - Juss-Buss – në Oslo, dhe Ndihma Juridike (Jushjelpen i Midt-Norge), lidhur me nënshkrimin e kontratave).


Gjenden shumë firma që janë pak a shume serioze që merren me ndërmjetësim lidhur me banim. Nuk do t’ua kishim rekomanduar firmat që kërkojnë pagesë para se të lidhesh kontratë me qiradhënësin.


Në qytetet e mëdha ndoshta duhet të përgatitesh për të banuar jashtë qendrës/në periferi.


UngInfo është një zyre e informacionit për të rinjët  nga 15 deri në 25 vjeç. Zyra jep mes të tjerash, informacion për blerjen e një shtëpie dhe marrjën e saj me qira në tregun privat. Zyra jep gjithashtu mjaft informacion të nevojshëm për të rinj.


Rrethanat e bashkëjetesës:


Zakonisht bashkëbanuesit janë të pavarur ekonomikisht nga njëri-tjetri. Bashkëbanuesit nuk kanë obligim për të siguruar jetesën e tjetrit/-ve bashkëbanues. Por ata mund të merren vesh lidhur me këtë. Është mirë që bashkëbanuesit të kriojnë marrëveshje rreth financimit dhe pasurisë të tyre me shkrim, dhe të mendojnë për testamentimin e ndërsjellët, etj. Regullat e Arkës për Kredi (Lånekassen), janë të njejta për bashkëjetuesit si dhe për të martuarit., kur kanë fëmijë të përbashkët. 


Shtëpia me qira për studentët:


Anker Studentboliger/Shtëpia e studentëve në Anker
Postboks 4674 Sofienberg
Adresa vizituese:
Storgata 55
0182 OSLO
Tlf: 22997300
Fax: 22997320
Faqja e internetit: http://www.anker.oslo.no
Kriteriet: Nxënës, nxënës në mesim praktik dhe studentë. Cmimet: Prej 3.000,-. Formularin e kërkesës për këtë konvikt mund ta gjeni në faqën e tyre te interntit apo në lokalet e tyre.


Arve Næss
Adresa vizituese: Toftesgate 45
0552 OSLO
Tlf: 98836836
Kriteriet: Vetëm studentë. Cmimet: Prej 2.200-2.300,-. Kërko para fillimit te semstrit. Nuk duhet të paguhet asgjë për të parashtruar kërkesën.
 


Blindern Studenterhjem/Shtëpia e studentëve në Blindern
Postboks 4 Blindern
Adresa vizituese: Blindernveien 41
0313 OSLO
Tlf: 23331500
Fax: 22601210
Faqja e internetit: http://www.blindern-studenterhjem.no
Kriteriet: Vetëm studentë. Studentët pranohen sipas vlerësimit individual. Cmimet: Prej 4.000,-, ku të gjitha harxhimet janë të përfshira. Nuk duhet të paguhet asgjë për të parashtruar kërkesën.Depoziti është 4.000 kr. Formularin e kërkesës për këtë konvikt mund ta gjeni në faqën e tyre të interntit apo në lokalet e tyre.
Afati për të kërkuar: 15. korrik. Pos kësaj mundesh të kërkosh gjatë tërë vitit. Tjera: Më së pari vendosesh në një konvikt dydhomësh, pastaj në një njëdhomësh.
 


Bygdelagssamskipnaden
Adresa vizituese: Nordahl Brunsgt. 22
0165 OSLO
Tlf: 22203820
Fax: 22982119
Faqja e internetit: http://www.bls.no
Cmimet: 2.500-3.500 kr. Nuk duhet të paguhet asgjë për të parashtruar kërkesën.Depozita duhet të paguhet për dy muaj. Kuzhina dhe banjo janë të perbashketa me tjerë banorë.  

 


Nordnorsk student- og elevhjem/Shtëpia për student dhe nxënës në Norvegjinë Veriore
Adresa vizituese: John Colletts allé 110
0870 OSLO
Tlf: 22233451
Faqja e internetit: http://www.nordnorsken.no
Kriteriet: Prioritohën studentët mbi 18 vjet nga Norvegjia Veriore.  Cmimet: 2.150 kr. Të përfshira janë energjia dhe internet. Nuk duhet të paguhet asgjë për të parashtruar kërkesën. Formularin e kërkesës për këtë konvikt mund ta gjeni në faqën e tyre të interntit apo ne lokalet e tyre.Afati për të kërkuar: Afati është 25 mai për pranim në gusht, por është edhe e mundshme që të kërkosh tërë vitin.  Pranimi është i regulluar me listë të pritjes. Nëse mbesin vende të lira, do të pranohen edhe kërkues të cilët nuk janë nga Norvegjia veriore.
 


Oslo og Akershushøgskolenes Studentsamskipnad (OAS)/Lidhja e studentëve në shkollat e larta të Oslos dhe Akershus
Postboks 5283 Dep
Adresa vizituese:
Welhavensgate 9, kati i katert 4. Etasje
0303 OSLO
Tlf: 22933510
Fax: 22468025
Faqja e internetit: http://www.oas.no
Kriteriet: Duhesh të jesh studentë në shkollat e larta të Oslos dhe Akershus. Prioritohen studentët të cilët sapo kanë filluar vitin e parë, dhe që nuk jetojnë në Oslo. Cmimet: Prej 1.700 kr. Depozita është përafërsisht dy herë më e madhe se qirajaVendndodhja e konvikteve të ndryshme në këtë lidhje: Ullevål, Bjerregaardsgate, Sinsenveien, Jens Bjelkesgate, Sofienberg, Åkebergveien, pranë spitalit të Aker.Formularin e kërkesës për këtë konvikt mund ta gjeni në faqën e tyre të internetit apo në lokalet e tyre.


Sankta Katarinahjemmet
Adresa: Majorstuveien 21B
0367 OSLO
Tlf: 23215410
Fax: 22608434
Faqja e internetit: http://www.katolsk.no/ordener/op/ndg
Kriteriet: Vajza të punësuara apo studente. Cmimet: Prej 4.400 kr. Ne qmim përfshihen tri vakte ushqimi në ditje. Kërkesa duhet të jetë me shkrim.
Pranimi është i regulluar me listë të pritjës.
 

 

Studenterhjemmet/Shtëpia e studentëve
Adresa: Underhaugsveien 13
0354 OSLO
Tlf: 22564418
Faqja e internetit: http://www.studenterhjemmet.no
Kriteriet: Student mashkullor të universiteteve dhe shkollave të larta. Prioritohen student të teologjisë dhe student që nuk jetojnë në Oslo. Cmimet: 3.200 kr. Në cmim përfshihet vakti i mëngjesit dhe i mbrëmjës, lidhja e internetit dhe rryma elektrike. Formularin e kërkesës për këtë konvikt mund ta gjeni në faqën e tyre të interntit apo në lokalet e tyre.
Afati për të kërkuar: 1. qershor dhe 1. nëntor. Pranimi është i regulluar me listë të pritjës.
 


Studenterhuset i Schultzgate 7/Shtëpia e studentëve në Schulzgate 7
Adresa: Schultzgate 7
0356 OSLO
Tlf: 22694450
E-maili: [email protected]
Kriteriet: Studentët duhet të jenë mbi 18 vjet.Cmimet: Prej 1.356-1.923 kr.Zakonisht jepet konvikt dydhomësh për kërkimin e parë, dhe njëdhomësh ata te cilët janë në semestrin e parë deri të tretë. Depozita është 4.500 kr. Pranimi është i regulluar me listë të pritjës apo/edhe vlerësim individual. Nëse i drejtoheni zyrës të këtij konvikiti përmes e-mailit, mund të merrni formular për kërkesë dhe informata tjera. Mund të kërkosh tërë vitin.


Studentsamskipnaden i Oslo (SiO)/Lidhja e studentëve në Oslo
Sogn Studentby
Adresa vizituese: Sognsveien 85
0858 OSLO
Tlf: 22188335
Fax: 22188333
Faqja e internetit: http://www.sio.uio.no/bolig/
Vendndodhja: SIO ka konvikte në shumë vende, ndaj tjerash në Sogn, Kringsjå dhe Pilestredet. Cmimet: Prej 2.500-5.000 kr. Nuk duhet të paguhet asgjë për të parashtruar kërkesën.Depozita është prej 2.500-5.000. Mund të kërkoni brenda ditës së fundit të cdo muajit. Formularin e kërkesës për këtë konvikt mund ta gjeni në faqën e tyre të interntit apo në lokalet e tyre.80% prej dhomave të lira janë të rezervuara për studentë të vitit të parë, ku shperndarja ndodhë dy herë në vit. Vendet që mbesin iu ipen studentëve më të vjetër.
 
Kjo e-post adresë është e mbrojtur nga spam bots, juve ju duhet të aktivizoni Java skriptet për të shikuar atë


Studiehjem for unge piker/Shtëpia e studimeve për vajza të reja.
Adresa: Geitmyrsveien 11
0171 OSLO
Tlf: 22461150
Kriteriet: Pranohën vetëm femra mbi 18 vjet, dhe që studjojnë në shkolla të larta. Cmimet: Prej 2.000-3.600 kr, ku rryma elektrike është e përfshirë në cmim. Vendndodhja: St. Hanshaugen. Taksa: Kushton 50 kr. për tu shënuar në listën e pritjës. Formularin e kërkesës për këtë konvikt mund ta gjeni në faqën e tyre të interntit apo në lokalet e tyre.
Afati për të kërkuar: 1 mai dhe 1 nentor.
 

 

Valkyrien appartement
Adresa: Neuberggt 31
0367 OSLO
Tlf: 94849484Cmimet: Prej 2.200 kr. Nuk duhet të paguhet asgjë për të parashtruar kërkesën.Kriteriet: Pranohën vetëm studentë.Formularin e kërkesës për këtë konvikt mund ta gjeni në faqën e tyre të interntit apo në lokalet e tyre.Pranimi është i regulluar me lista të pritjës.  


Lidhje të ndryshme për banim: