With the power of Podio, our simple CRM tool our team can effectively work together from anywhere, to escape email overload, alleviate document chaos and much more. Get structured with Podio's easily modified workspaces and apps, so you and your team can work the way you want to.

Fotografi nga manifestimi për një vjetorin e pavarësisë - Oslo.

publikuar mŽ: 09.11.2008

Mundësi këmbimi

Mundësi këmbimi pranë fakultetit juridik në Oslo

I)Pranimi i zankonshëm në fakultetin juridik në Oslo (5 vite)


Pas mbarimit të shkollës së mesme në një vend jashtë shtetit, studentët kanë të drejtë të kërkojnë për pranim në Norvegji. Atëherë vlejnë disa regulla të posacme. Së pari studenti vet duhet të përkujdeset për të mësuar gjuhën norvegjeze dhe angleze. Kurset në të cilat merr pjesë studenti, duhet të jenë kurse të aprovuara shtetërore. Për më shumë informacion, studenti duhet ta kontaktoj ambasadën në vend.


Pas vijimit të kursit, studenti duhet të ketë një provim/test në gjuhën norvegjeze dhe angleze. Pastaj dërgohen rezultatet, bashkë me kërkesën për pranim dhe dokumentet tjera që duhën të iu bashkangjiten (shih më poshtë). Përndryshe vlejnë të njejtat regulla si për testin TOEFL (testi i gjuhës angleze) dhe për vizë. Për më shumë informata lidhur më këtë test, shikojeni faqën http://www.uio.no/iss/test/toefl.html


II) Pranimi në lëndë të vetme, në gjuhën angleze në fakultetin juridik të Oslos (Bachelor, Studim vjetor)


Pasi që Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria nuk kanë ndonjë marrëveshje këmbimi me fakultetitn juridik, studentët duhet të kërkojnë për pranim në studim, si mysafir. Afati për të kërkuar është 1 mai, dhe kërkesa duhet të dërgohet direkt në fakultetin juridik, apo tek ne (Universiteti i Oslos) që ta dërgojmë më tutje (në fakultetin juridik).  


Fakulteti juridik ka disa ”Erasmus” – lëndë, të cilat janë lëndë juridike dhe ligjerohen/spjegohen në gjuhën angleze. Për një vështrim të këtyre lëndëve, studenti mundet ta shikoj faqen   http://www.uio.no/studier/emner/enheter/jus-eng.html.



Studenti mundët gjithashtu të merr informacion në faqën http://www.jus.uio.no/english/academics/.  


Për tu pranuar, studenti duhët të ketë 3 vite të kryera në drejtimin e juridikës. Kjo kërkohët për arsye se, lëndët që iu ofrohen studentëve internacional, janë lëndë në nivel më të lartë, që gjithashtu vijohen nga student norvegjez të juridikës që janë në fund të studimeve. Prandaj supozohet që studenti ka njohuri më të gjërë për drejtimin e juridikës. 


Studentët që zgjedhin lëndë në gjuhën angleze, duhet gjithashtu të iu përgjigjen provimeve të lëndës po në atë gjuhë. Prandaj supozohët që studenti të ketë njohuri të mirë në gjuhën angleze.  


III) Qëndrimi i përkohshëm në Norvegji gjatë studimit


Kërkesa për pranim në Norvegji duhet të dërgohët tek ambasada norvegjeze në vendëndodhje.


Për tu pranuar në shtetin norvegjez, studenti më së pari duhet të jetë i pranuar në fakultetin juridik.


Studenti duhet gjithashtu të dokumentoj që ka mundësi për tu përkujdesur financiarisht për vetvehtën, apo që dikush tjetër të përkujdesët për financimin e tij/saj, ku financimi duhet të jetë rreth 40 000 krona norvegjeze cdo semestër. Kjo shumë e të hollave ndryshon prej semestrit në semester.


Procesi deri sa të dërgohët kërkesa nga ambasada e Norvegjisë në vendëndodhje e gjerë në Drejtorinë për të huajt në Norvegji, zgjatë rreth 2 muaj. Pastaj drejtoria do ta shqyrtojë lëndën e studentit në kohë të mjaftueshme para së të filloj studimi. 


Kjo vizë/leje qëndrimi i përkohshëm ipet për një vit, dhe për ta vazhduar vizën, prap duhet të iu dërgohet një kërkesë drejtorisë së të huajve, brenda vitit të lejëqëndrimit/vizës.  


Nëse studenti, para se të pranohet në fakultet, dëshiron të vjen në Norvegji, duhet ta bëjë kërkesën për pranim në Norvegji, si turist. Kjo vizë/leje zgjatë 3 muaj. Një kusht është që dikush nga Norvegjia duhet të ia dërgoj studentit një ftesë përmes drejtorisë së të huajve.


Por studenti mundet të kërkoj pranim të tillë (d.m.th. për 3 muaj) edhe pa ftesë. Atëherë duhet të ia dërgon ambasadës norvegjeze një letër nga vendlindja, dhe të ipet arsyja për kërkesë.  Pa marrë parasysh a kërkon vet apo dikush e ftonë, duhet prap të kthehet nëvendlindje dhe të kërkon për pranim në fakultet nga vendlindja.  


Rekomandohet që studenti të kërkoj për vizë/leje si student pasi që ai/ajo mundet ta vazhdoj vizën pas një viti, dhe për shkak që Drejtoria për të huajt dhe Universiteti i Oslos të munden te bashkëpunojnë për pranim etj.  

Në këtë faqe të internetit, studenti mundet të lexoj më shumë për marrjen e vizës dhe pranim në Norvegji; http://www.uio.no/english/student_life/residence.html

Këto gjëra duhen të bashkangjitën me kërkesën për pranim në studim si student mysafir dhe për pranim të regullt; 

  • Arsyja pse studenti dëshiron të studjon këtu
  • CV (Curriculum Vitae)
  • Diplomë me nota
  • TOEFL test - Për më shumë informata studenti mund të mer këto: http://www.uio.no/iss/test/toefl.html
  • Garancion financiar publik (ekstrakt nga banka etj) për 40 000 krona norvegjeze cdo semester
  • Kopje e pasaportës 


Të gjitha dokumentet e bashkangjitura duhet të jenë në gjuhën angleze.