With the power of Podio, our simple CRM tool our team can effectively work together from anywhere, to escape email overload, alleviate document chaos and much more. Get structured with Podio's easily modified workspaces and apps, so you and your team can work the way you want to.

Fotografi nga manifestimi për një vjetorin e pavarësisë - Oslo.

publikuar mŽ: 09.11.2008

Kush jemi ne


Rinia Shqiptare në Norvegji (RSHN), me nëndegë Rinia Shqiptare në Oslo (RSHO) dhe Komuniteti Studentor Shqiptar (KSSH)


Themelimi i RSHN-së erdhi si rezultat i një angazhimi të madh të komunitetit studentor shqiptar. Forumi studentor shqiptar u krijua në vitin 2004 dhe që atëherë është rritur numri anëtarëve dhe në vecanti i anëtarëve aktiv.


Ndërkohë që rezultati midis studentëve shqiptar ka qenë i madh, ne kemi parë gjithashtu një interesim të madh midis të rinjëve shqiptar(fëmijë dhe nxënës) prandaj menduam që ta zgjeronim komunitetin, në mënyrë që të gjithë të interesuarit të kenë mundësinë për tu regjistruar në këtë organizatë!


Rezultati ishte krijimi i Rinisë Shqiptare. Kjo organizatë u krijua më 19. prill 2006.


Çfarë është  Rinia Shqiptare?


Dëshirojmë që Rinia Shqiptare të jetë një pikë takimi për të rinjtë dhe studentët shqiptarë, që me aktivitete dhe organizime të ndryshme të cojë përpara kulturën tonë dhe të ruaje gjuhën mëmë.


Me punën tonë dëshirojmë që të jemi një kontribues për integrimin e rinisë shqiptare në Norvegji,ruajtjen e kulturës, vlerave dhe traditave tona. Rinia Shqiptare do të ruaj dhe zhvilloj interes me karakter social, profesional dhe kulturor për të rinjtë me prejardhje shqiptare dhe të interesuarit e saj, dhe ti motivoj të rinjtë shqiptar që të vazhdojnë edukimin e lartë.


RSH do të funksjonoj si një organizatë aktivitetesh dhe mbrojtje interesash. RSH do të organizoj aktivitete të tilla si mbrëmje teatrale, kinema, seminare,koncerte, festa, kurse të ndyshme etj. Ne kemi përgjegjësi dhe qëllim të inkurajojmë të rinjtë shqiptarë që të marrin pjesë në një organizatë të tillë, ku interesat dhe idetë e tyre të dëgjohen. Kemi dëshirë që të jemi një promotor për zhvillimin e aktiviteteve dhe projekteve të reja.


Kush do të jenë anëtarët?


Të gjithë ata që kanë interes në kulturën, traditën e gjuhës mund të bëhen anëtarë në RSH. Është ndonjeri që ka ndonjë ide të zjarrtë për një projekt dhe ka dëshirë që ta zhvillojë? Në RSH mund të gjejë dikë tjetër që ka dëshirë të bashkpunojë. Jemi të hapur për të gjithë ata që kanë interes.

Nuk ka ndonjë kufizim moshe që të jesh anëtar/e. Kjo do të thotë se ti mund të jesh 5 vjec, 10 vjec, 15vjec e kështu me rradhë. Të gjithë deri në moshën 27 vjec do të llogariten si anëtarë. Anëtarët mbi 27 vjec do të jenë anëtarë mbështetës.


Cili është ndyshimi midis Rinisë Shqiptare , Rinisë Shqiptare në Oslo dhe Komunitetit Studentor? Ku do të bëhem anëtar/e?


Rinia Shqiptare , Rinia Shqiptare në Oslo dhe Komuniteti Studentor janë piksëpari një organizatë e përbashkët. Të gjithë ata që janë anëtarë të Komunitetit studentor janë automatikisht dhe anëtarë të Rinisë Shqiptare. Kemi  vendosur të bëjmë këtë ndarje në mënyrë që cdo organizatë të ketë kryesinë e vetë dhe që  arritjet të jenë më të shumta:


RSH: përqëndrohet në rininë shqiptare, Organizata Rinia Shqiptare është e ndarë në dy qeverri, ku njëra është e përqëndruar në Rininë Shqiptare në Oslo.Kjo do të jetë në faqen e internetit si Rinia Shqitare në Oslo.


KSSH: përqëndrohet në studentët dhe aktivitetet e tyre.


TI regjistrohu aty ku përshtatesh më tepër. Nëse je student, regjistrohu në Komunitetin Studentor, nëse nuk je student regjistrohu në Organizatën Rinia Shqiptare( Rinia Shqiptare në Oslo, nëse banon në Oslo).Nëse je anëtar/e i njërës nga këto, bëhesh automatikisht anëtar/e tek Organizata tjetër. Ti paguan pagesën vetëm 1 herë , dhe do të vihesh në dijeni për cdo gjë që ndodh në të gjitha grupet.


Cfarë duhet të bej unë si anëtar/e?


Ti e vendos vetë se sa aktiv Ti do që  të jesh si anëtar/e. Ti ke mundësi që të marrësh pjesë në projekte , aktivitete etj. Si anëtar/e ti duhet jesh në dijeni se cfarë ndodh, kur dhe ku ndodhin aktivitet. Ti ke mundësi që të marrësh pjesë në kurse dhe në aktivitete të tjera që AU organizon dhe të gjithashtu të influencosh se cilat aktivitete dhe projekte do të zhvillohen.

 

Çdo ndihmë është e mirëseardhur!


Financat
Komuniteti financohet nga kontributi i anëtarëve të saj. Meqënëse të gjithë anëtarët janë studentë, ky kontribut është simbolik dhe shpeshherë e bën të pamundur zhvillimin e mirëfilltë të projekteve serioze. Ndihmat financiare janë gjithmonë të mirëseardhura!

Reklamë
Në web-faqen www.alb-ung.no mund të bëni reklamimin e pronës dhe biznesit tuaj me çmim të volitshëm. Për informata më të hollsishme kontaktoni me WebMasterin e këtij portali, Jetmir Rustemi në nr. e mob.: +47/99 39 43 58 ose dërgoni një mesazh në këtë e-post adresë: [email protected]


Bashkëpunim
Një bashkëpunim me shoqatat dhe komunitetet shqiptare do të na e lehtesonte punën dhe do të ishte në dobi të punës së shoqatave dhe komuniteteve të tjera shqiptare në Norvegji.

Anëtarësimi
RSH, RSHO dhe KSSH'ja mirëpret anëtarët e rinjë aktiv (pra rinin dhe studentët shqiptar në Norvegji) si dhe anëtarët pasiv.
Anëtarët pasiv mund të inkuadrohen në organizatën tonë pa të drejtë vote.

Sygjerimi dhe kritika

Sygjerimet dhe kritikat janë gjithmonë te mirëseardhura.