With the power of Podio, our simple CRM tool our team can effectively work together from anywhere, to escape email overload, alleviate document chaos and much more. Get structured with Podio's easily modified workspaces and apps, so you and your team can work the way you want to.

Fotografi nga manifestimi për një vjetorin e pavarësisë - Oslo.

publikuar mŽ: 09.11.2008

Statuti Vedtekter

Klikk her for en norsk versjon av denne siden

STATUTI I RINISË SHQIPTARE NË NORVEGJI



Kapitulli I


Hyrja

§ 1 Emri i shoqatës është: Rinia Shqiptare në Norvegji.
Ndaj Rinisë Shqiptare në Oslo, shkurtimi i emrit të shoqatës është RSHO. Në rastet tjera shkurtimi i emrit të shoqatës është RSH.

§ 2 Qëllimi
- RSH qëndron neutral për sa i përket interesave politike dhe fetare.
- RSH do të ruaj interesat e tipit kulturor, social dhe akademik për të gjithë të rinjtë me prejardhje shqiptare dhe/apo interes për kulturën shqiptare.
- RSH do të kontribuoj në rritjen e interesit për arsim të lartë në personat me prejardhje shqiptare.
- RSH është e hapur dhe do të jetë një pikë takimi për të gjithë të rinjët shqiptar dhe të tjerë me interes për histori, gjuhë dhe kulturë shqiptare.

§ 3 Anëtarësimi
Për t'u bërë anëtar i RSH-së duhet plotësohen këto kushte:

a). personat përkatës të kenë prejardhje shqiptare apo interes për kulturën, gjuhën dhe traditat shqiptare
b). kuota e anëtarësisë të jetë e paguar një herë në vit.

§ 4 Përkufizim
- Anëtarë të regullt: anëtarët në moshën 5 deri 27 vjec.
- Anëtarë mbështetës: anëtarët mbi 27 vjec.
Anëtarët mbështetës nuk kanë të drejta demokratike.

§ 5 Cështjet organizative
RSH është organ nacional dhe ka degët rajonale dhe lokale. RSH do të funksionoi si organ qendror ndaj degëve rajonale dhe lokale.
Degët rajonale dhe lokale mund të përshtaten rrethanave lokale përderisa gjenden brenda statuteve dhe parimeve të organit nacional.
Kapitulli II
Kryesia dhe organet e vendimit.

§ 6 Mbledhja nacionale
Mbledhja nacionale është organi më i lartë i RSH-së, dhe normalisht mbahet në fillimin e çdo viti.
Anëtarëve të RSH -së u dërgohen ftesa me shkrim dhe përmbajtjen e rasteve dy javë para mbledhjes nacionale.
Të gjithë pjesëmarrësit të cilet i plotësojnë kriteret në nenin 3 kanë të drejtën e votës.
Në mbledhjen nacionale duhet shqyrtohen:
- raporti vjetor
- plani i aktiviteteve
- zgjedhja e kryesisë së re
- ndryshimi i rregullores
- buxheti
- kontabiliteti
- përcaktimi i kuotës së anëtarësimit
- shqyrtimi i propozimeve për buxhet
- shqyrtimi i propozimeve
- të tjera
Në mbledhjen nacionale rregullorja mund të ndryshohet nëse 2/3 e pjesëmarrësve me të drejtë vote votojnë pro.
Mbledhja nacionale mund të thërret mbledhje të jashtëzakonshme në qoftë se shumica e pjesëmarrësve të mbledhjes nacionale e kërkon këtë, apo nëse 2/3 të anëtarëve të kryesisë e shohin të nevojshme.

§ 7 Kryesia
a). Kryesia duhet të ketë së paku 6 dhe së shumti 9 anëtarë. Kryesia duhet të përmbanë këto poste:
- kryetar/e
- nënkryetar/e
- sekretar/e
- përgjegjës/e ekonomik

b). Kryesia shqyrton dhe merr vendime në të gjitha qështjet që kanë të bëjnë me RSH, dhe që gjenden brenda kornizës së vendimeve dhe qëllimeve të RSH-së.
c). Kryesia ka për detyrë mbajtjen në funksionim të RSH, dhe duhet të mblidhet minimumi 3 herë në gjysëmvjetor.
d). Kryesia është vendimmarrëse kur së paku 2/3 e anëtarëve janë të pranishëm. Vendimet merren me shumicë votash. Kryetari/-ja jep votën vendimtare në rastin kur anëtarët janë të ndarë në mënyrë të barabartë.
e). Për çdo mbledhje të kryesisë shkruhet një referat i cili është i hapur për të gjithë anëtarët e RSH-së.

§ 8 Zgjedhja e kryesisë
Për të qenë kandidat për kryesinë, duhet të plotësohen këto kushte:
- kandidati duhet të jetë anëtar aktiv
- kandidati duhet të ketë paguar anëtarësimin
- kandidati nuk duhet të ketë pozitë qendrore në ndonjë parti politike apo organizatë fetare
Anëtarët mbështetës nuk kanë të drejtë të kandidohen
Kryesia e RSHN-së zgjidhet në mbledhjën nacionale, dhe mandati i tyre është një vit. Zgjedhjet mbahen në fillim të vitit.
Kapitulli III
Vendime të përgjithshme.

§ 9 Përjashtimi i anëtarëve
Anëtarët që veprojnë në kundërshtim me parimet dhe statutin e RSH-së përjashtohen me 2/3 shumicë votash në kryesi. Nëse ka ankesa, kjo e fundit i dërgohet mbledhjes nacionale. Anëtari vazhdon të jetë i përjashtuar derisa ankesa është në shqyrtim. Të gjithë kanë të drejtë komenti kur një kërkesë vendimtare shqyrtohet.
Parapagimi i anëtarësisë nuk ripaguhet në rast të përjashtimit/ ekskludimit.

§ 10 Kuota e anëtarësisë
Çmimi për kuotën e anëtarësisë është NOK 50,- në vit për anëtarët e regullt, ndërsa NOK 100,- në vit për anëtarët mbështetës.

§ 11 Diskriminimi racial,gjinor apo fetar është i palejueshëm.

§ 12 Rregullorja nuk duhet të jetë në kundërshtim me ligjet norvegjeze.

 


STATUTI I RINISË SHQIPTARE NË OSLO


Kapitulli I


Hyrja


§ 1 Emri i degës rajonale është: Rinia Shqipëtare në Oslo (RSHO).


§ 2 Qëllimi

- RSHO qëndron neutral për sa i përket interesave politike dhe fetare.

- RSHO do të ruaj interesat e tipit kulturor, social dhe akademik për të gjithë të rinjtë me prejardhje shqiptare dhe/apo interes për kulturën shqiptare. RSHO duhet të jetë një organizatë aktiviteti dhe interesi për të rinjtë shqiptarë në Oslo.

- RSHO do të kontribuoj në rritjen e interesit për arsim të lartë në personat me prejardhje shqiptare.

- RSH është e hapur dhe do të jetë një pikë takimi për të gjithë të rinjët shqiptar dhe të tjerë me interes për histori, gjuhë dhe kulturë shqiptare.



§ 3 Anëtarësimi

Për t'u bërë anëtar i RSHO-së duhet plotësohen këto kushte:

a). Personat përkatës të kenë prejardhje shqiptare, interes për kulturën, gjuhën dhe traditat shqiptare

b). Kuota e anëtarësisë të jetë e paguar një herë në vit.


§ 4 Përkufizim

- Anëtarë të regullt: anëtarët në moshën 5 deri 27 vjec.

- Anëtarë mbështetës: anëtarët mbi 27 vjec.

Anëtarët mbështetës nuk kanë të drejta demokratike.


§ 5 Cështjet organizative

RSHO është degë rajonale e organit nacional Rinia Shqiptare në Norvegji. RSHO mund të përshtatet rrethanave lokale përderisa gjendet brenda statuteve të degës qendore/nacionale.


Kapitulli II


Kryesia dhe organet e vendimit.


§ 6 Mbledhja vjetore

Mbledhja vjetore është organi më i lartë i RSHO-së, dhe normalisht mbahet në fillimin e çdo viti.

Anëtarëve të RSHO -së u dërgohen ftesa me shkrim dhe përmbajtjen e rasteve dy javë para mbledhjes vjetore.

Të gjithë pjesëmarrësit të cilet i plotësojnë kriteret në nenin 3 kanë të drejtën e votës.

Në mbledhjen vjetore duhet shqyrtohen:

- raporti vjetor

- plani i aktiviteteve

- zgjedhja e kryesisë së re

- ndryshimi i rregullores

- buxheti

- kontabiliteti

- shqyrtimi i propozimeve për buxhet

- shqyrtimi i propozimeve

- të tjera

Në mbledhjen vjetore rregullorja mund të ndryshohet nëse 2/3 e pjesëmarrësve me të drejtë vote votojnë pro.

Mbledhja vjetore mund të thërret mbledhje të jashtëzakonshme në qoftë se shumica e pjesëmarrësve të mbledhjes vjetore e kërkon këtë, apo nëse 2/3 të anëtarëve të kryesisë e shohin të nevojshme.


§ 7 Kryesia

a). Kryesia duhet të ketë së paku 3 dhe së shumti 5 anëtarë. Kryesia duhet të përmbanë këto poste:

- kryetar/e

- nënkryetar/e

- sekretar/e

b) Kryesia shqyrton dhe merr vendime në të gjitha qështjet që kanë të bëjnë me RSHO, dhe që gjenden brenda kornizës së vendimeve dhe qëllimeve të RSHO-së.

c) Kryesia ka për detyrë mbajtjen në funksionim të RSH, dhe duhet të mblidhet minimumi 3 - tri herë në gjysëmvjetor.

d) Kryesia është vendimmarrëse kur së paku 2/3 e anëtarëve janë të pranishëm. Vendimet merren me shumicë votash. Kryetari/-ja jep votën vendimtare në rastin kur anëtarët janë të ndarë në mënyrë të barabartë.

e) Për çdo mbledhje të kryesisë shkruhet një referat i cili është i hapur për të gjithë anëtarët e RSHO-së dhe për kryesinë qendrore të RSHN-së.



§ 8 Zgjedhja e kryesisë

Për të qenë kandidat për kryesinë, duhet të plotësohen këto kushte:

- kandidati duhet të jetë anëtar aktiv

- kandidati duhet të ketë paguar anëtarësimin

- kandidati nuk duhet të ketë pozitë qendrore në ndonjë parti politike apo organizatë fetare

Anëtarët mbështetës nuk kanë të drejtë të kandidohen.

Kryesia zgjidhet në mbledhjen vjetore, dhe mandati i tyre është një vit.

Zgjedhjet mbahen në fillim të vitit.

 

Kapitulli III


Vendime të përgjithshme.


§ 9 Përjashtimi i anëtarëve

Anëtarët që veprojnë në kundërshtim me parimet dhe statutin e RSHO-së përjashtohen me 2/3 shumicë votash në kryesi. Nëse ka ankesa, kjo e fundit i dërgohet mbledhjes vjetore. Anëtari vazhdon të jetë i përjashtuar derisa ankesa është në shqyrtim. Të gjithë kanë të drejtë komenti kur një kërkesë vendimtare shqyrtohet.

Parapagimi i anëtarësisë nuk ripaguhet në rast të përjashtimit/ ekskludimit.


§ 10 Kuota e anëtarësisë

Çmimi për kuotën e anëtarësisë është NOK 50,- në vit për anëtarët e regullt, ndërsa NOK 100,- në vit për anëtarët mbështetës.


§ 11 Diskriminimi racial,gjinor apo fetar është i palejueshëm.


§ 12 Rregullorja nuk duhet të jetë në kundërshtim me ligjet norvegjeze.

 

 

STATUTI I KOMUNITETIT TE STUDENTEVE SHQIPTAR NE NORVEGJI



Kapitulli I

Hyrja

§ 1 Emri i degës lokale është : Komuniteti Studentor Shqiptar (KSSH).

§ 2 Qëllimi
- KSSH qëndron neutral për sa i përket interesave politike dhe fetare.
- KSSH do të ruaj interesat e tipit kulturor, social dhe akademik për të gjithë studentët me prejardhje shqiptare.
- KSSH do të kontribuoj në rritjen e interesit për arsim të lartë në personat me prejardhje shqiptare.
- KSSH do të jetë një pikë takimi për të gjithë studentët e universiteteve dhe shkollave të larta, dhe nxënësve të shkollave të mesme.
- KSSH do të kontribuoj në rritjen e bashkëpunimit midis institucioneve arsimore norvegjeze dhe shqiptare.
- KSSH është e hapur për të gjithë studentët dhe akademikët që janë të interesuar për historinë, kulturën dhe gjuhën shqipe.

§ 3 Anëtarësimi
Për t'u bërë anëtar i KSSH-së duhet plotësohen këto kushte:

a). Personat përkatës të kenë prejardhje shqiptare apo interes për kulturën, gjuhën dhe traditat shqiptare
b). Kuota e anëtarësisë të jetë e paguar një herë në vit.
c). Personat përkatës janë anëtarët A, B dhe C.

§ 4 Përkufizim
A - anëtarë; student në universitete apo shkolla të larta (fakultete)
B - anëtarë; nxënës të shkollave të mesme.
C - anëtarë; personat profesionalë të cilët i përmbushin kërkesat nën shkronjën a dhe b nën § 3.
Anëtarë kryesie; anëtar i zgjedhur në kryesi nga kuvendi i përgjithshëm.

§ 5 Cështjet organizative
KSSH është degë lokale e degës rajonale Rinia Shqiptare në Oslo. KSSH mund të përshtatet rrethanave lokale përderisa gjendet brenda statuteve të degës qendore/nacionale.
Kapitulli II
Kryesia dhe organet e vendimit.

§ 6 Kuvendi i përgjithshëm
Kuvendi i përgjithshëm është organi më i lartë i KSSH-së, dhe normalisht mbahet në fillimin e çdo viti.
Anëtarëve të KSSH -së u dërgohen ftesa me shkrim dhe përmbajtjen e rasteve dy javë para mbledhjes së kuvendit të përgjithshëm.
Të gjithë pjesëmarrësit të cilet i plotësojnë kriteret në § 3 kanë të drejtën e votës.
Në kuvendin e përgjithshëm duhet shqyrtohen:
- raportin vjetor
- planin e aktiviteteve
- zgjedhjen e kryesisë së re
- ndryshimin e rregullores
- buxhetin
- kontabilitetin
- të tjera
Në kuvendin e përgjithshem rregullorja mund të ndryshohet nëse 2/3 e pjesëmarrësve me të drejtë vote votojnë pro.
Kuvendi i përgjithshëm thërret mbledhje të jashtëzakonshme në qoftë se shumica e pjesëmarrësve të kuvendit te pergjithshem e kërkon këtë, apo nëse 2/3 të anëtarëve të kryesisë e shohin të nevojshme.

§ 7 Kryesia
a). Kryesia duhet të ketë së paku 3 dhe së shumti 5 anëtarë. Kryesia duhet të përmban këto poste:
- kryetar/e
- nënkryetar/e
- sekretar/e
b). Kryesia shqyrton dhe merr vendime në të gjitha qështjet që kanë të bëjnë me KSSH, dhe që gjenden brenda kornizës së vendimeve dhe qëllimeve të KSSH-së.
c). Kryesia ka për detyrë mbajtjen në funksionim të KSSH, dhe duhet të mblidhet minimumi 3 herë në gjysëmvjetor.
d). Kryesia është vendimmarrëse kur së paku 2/3 e anëtarëve janë të pranishëm. Vendimet merren me shumicë votash. Kryetari/-ja jep votën vendimtare në rastin kur anëtarët janë të ndarë në mënyrë të barabartë.
e). Për çdo mbledhje të kryesisë shkruhet një referat i cili është i hapur për të gjithë anëtarët e KSSH-së dhe për kryesinë qendrore të RSHN-së.

§ 8 Zgjedhja e kryesisë
Për të qenë kandidat për kryesinë, duhet të plotësohen këto kushte:
- kandidati duhet të jetë anëtar A apo B
- anëtarët C mund të kandidohen deri në 2 vjet pas mbarimit të studimeve.
- kandidati duhet të jetë anëtar aktiv
- kandidati duhet të ketë paguar anëtarësimin
- kandidati nuk duhet të ketë pozitë qendrore në ndonjë parti politike apo organizatë fetare
Kryesia zgjidhet në kuvendin e përgjithshem, dhe mandati i tyre është një vit.
Zgjedhjet mbahen në fillim të vitit.

Kapitulli III
Vendime të përgjithshme.

§ 9 Përjashtimi i anëtarëve
Anëtarët që veprojnë në kundërshtim me parimet dhe statutin e KSSH-së përjashtohen me 2/3 shumicë votash në kryesi. Nëse ka ankesa, kjo e fundit i dërgohet kuvendit të përgjithshem. Anëtari vazhdon të jetë i përjashtuar derisa ankesa është në shqyrtim. Të gjithë kanë të drejtë komenti kur një kërkesë vendimtare shqyrtohet.
Parapagimi i anëtarësisë nuk ripaguhet në rast të përjashtimit/ ekskludimit.

§ 10 Kuota e anëtarësisë
Çmimi për kuotën e anëtarësisë është NOK 50,- në vit për anëtarët A dhe B, ndërsa NOK 100,- në vit për anëtarët C.


§ 11 Diskriminimi racial, gjinor apo fetar është i palejueshëm.

§ 12 Rregullorja nuk duhet të jetë në kundërshtim me ligjet norvegjeze.